Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri në fund të vitit 2022, ja kur do të mbahet seanca për projektligjin e Portit të Durrësit

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri në fund të vitit 2022, ja kur do të mbahet seanca për projektligjin e Portit të Durrësit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Në mbledhjen e Konferencën e Kryetarëve të mbajtur këtë të martë u shqyrtua dhe miratua kalendari i  punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022.

Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Gjithashtu u vendos që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor, të zgjasë 4 orë.

Në lidhje debatin për projektligjin e miratimit të marrëveshjes së Portit të Durrësit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të mbahet më 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat