Rama tha se do flasë të enjten në Kuvend për Portin e Durrësit, Vasili e ironizon: Largojini fëmijët nga ekrani

Shqipëria

Rama tha se do flasë të enjten në Kuvend për Portin e Durrësit, Vasili e ironizon: Largojini fëmijët nga ekrani

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se të enjten e radhës në Parlament do u japë shpjegime shqiptarëve në lidhje me projektin për Portin e Durrësit.

“Ju flet Radio Rama; te Enjten ne ora 10.00 do te trasmetojme Emisionin:
” Nje thes me genjeshtra per Portin e Durresit.Skenari, Regjia dhe Skenografia Edi Rama dora vete.Ju ftojme te mos na ndiqni”.

Rama ka bere ciu ciu prap per Portin e Durresit dhe ka thene qe do vije ne Kuvend e do na çudise.
Po çdo na çudise më?
Ja ka arritur per se mbari te na çudise me Manhattanin e Zagrebit🤣🤣🤣
Te enjten Rama do tregoje perrallat me Manhattanin e Alabbarit ne Zagreb, e mirepresim genjeshtarin!”,
shkruan në rrjetet sociale Vasili.

Më tej deputeti i PL shkruan se Porti i Durresit eshte “afere e perbindshme dhe s’ka genjeshter te Edi Rames, qe e shfajson dot kete pervecse e rendon keq e shume me keq”.

“Skenari i te enjtes permban edhe tre pika te tjera te rendit te dites per prezantimin nga qeveria e Paketes se re Qeveritare:
“Genjeshtra Made in Rama” :

1.Rrefim per protestuesit ne Algjeri ne kohen e Pandemise, qe Rama i shnderroi ne shperndarje nga policia me dhune ne Spanje.

2.Rrefim nga Rama per burgun imagjinar per energjine ne Zvicer si nje genjeshter madheshtore made in Rama.

3.Rrefim se si Rama e beri pasurine e kartelit meksikan te droges ne Sinaloa me te madhe se GDP e Gjermanise megjithse ishte 1200 here me e vogel.

Te enjten largojini femijet nga ekrani sepse do te hapet puseta e genjeshtrave dhe eshte krim te infektohen me virusin e genjeshtres Made in Rama.

P.S. Porti i Durresit eshte afere e perbindshme dhe s’ka genjeshter te Edi Rames, qe e shfajson dot kete pervecse e rendon keq e shume me keq“, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat