Felaj krahason arabët e portit të Durrësit me princ Vidin: Mos shkoni me logjikën e dekoltes! Injorantët e asaj kohe...

Shqipëria

Felaj krahason arabët e portit të Durrësit me princ Vidin: Mos shkoni me logjikën e dekoltes! Injorantët e asaj kohe...

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:45
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka mbrojtur ditën e sotme projektin e portit të Durrësit, gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Në fjalën e saj, Ferlaj e krahasoi investitorin arab, të përzgjehdur nga qeveria për këtë projekt, me princ Vidin i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte.

“M’u kujtua kur erdhi princ Vidin ë Shqipëri, u prit me duartrokitje, por më pas u sulmua. Ai erdhi me gruan e tij të veshur ne dekolte.

Kjo ishte shumë për njerëzit injorantë të asaj kohe. Sot po flasim për investitorë. Alabar nuk është gjë tjetër veçse është Emar. Mos shkoni me logjikën e dekoltes. Serioziteti kërkon lexim”, deklaroi Felaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat