PDIU dënon sulmin ndaj Berishës: Akt tronditës për politikën shqiptare

Shqipëria

PDIU dënon sulmin ndaj Berishës: Akt tronditës për politikën shqiptare

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha.

Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.

Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.

Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat