PD zhvillon sot balotazhet e Primareve, zgjidhen kandidatët për pesë bashki të vendit

Shqipëria

PD zhvillon sot balotazhet e Primareve, zgjidhen kandidatët për pesë bashki të vendit

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 08:07
PD

Partia Demokratike do të zhvillojë sot, balotazhet e Primareve për Kryetarë Bashkie në 5 degë të vendit.

Votimi nis në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00, por edhe më shumë nësë do të ketë anëtarë të tjerë për të votuar.

Në në njoftim të Partisë Demokratike  thuhet se gara për balotazhin e Primareve do të zhvillohet në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe në Librazhd. Për bashkinë e Dibrës gara është mes Ismail Ukës dhe besnik Alkut, në Librazhd mes Shefki Çota dhe Aranit Lekës.

Në bashkinë e Fierit demokratët dhe simpatizantët duhet të zgjedhin mes Etvar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj, në Mat kandidojnë Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani, në Mirditë do të jetë mes Albert Mëlyshit dhe Aleksandër Lalës.

Kujtojmë që balotazh pati dhe në Tiranë mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, por ky i fundit u tërhoq nga gara duke ia lënë vendinnpër kandidat për Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat