Kryekëshilltari për ekonomi i ish-kancelarës Angela Merkel i bashkohet ekipit të Edi Ramës

Shqipëria

Kryekëshilltari për ekonomi i ish-kancelarës Angela Merkel i bashkohet ekipit të Edi Ramës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:50
Edi Rama dhe Lars-Hendrik Röllerit.

Kryekëshilltari për ekonomi i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, i është bashkuar ekipit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rama, për ta vlerësuar lartë punën e Lars-Hendrik Röllerit.

“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i Kryeministrisë për ekonominë e financat Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

 Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel”, ka njoftuar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat