Zykaj: 27 ministrat e BE vlerësuan maksimalisht përparimin e Reformës në Drejtësi

Shqipëria

Zykaj: 27 ministrat e BE vlerësuan maksimalisht përparimin e Reformës në Drejtësi

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 20:13
Erisa Zykaj

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur se çfarë ndodhi në mbledhjen e ministrave të vendeve të Bashkimit Europian.

Zykaj tha se gjatë 6 muajve të fundit të Presidencës Çekje është bërë një punë e jashtëzakonshme sa i përket zgjerimit.

E pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se cilat ishin rezultatet që u dhanë për Shqipërinë, Zykaj tha se të 27 ministrat e BE ishin në një linjë sa i përket reformës në Drejtësi, duke vlerësuar përparimin.Ajo theksoi gjithashtu se është kërkuar që Shqipëria të vijojë të çojë përpara Reformën në Drejtësi, ndërsa ka vlerësuar maksimalisht vendimet e marra për zyrtarët e lartë.

“Një presidencë e paparë kjo e Çekisë, në 6 muaj janë arritur të prodhohen më shumë rezultate se në 10 vitet e fundit. Presidentët kanë përshëndetur dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, është pranuar dhe statusi kandidat për Bosnjën. Konkluzionet për Shqipërinë kanë të bëjnë me përparim, ministrat kanë thënë se është bërë progres për reformën në drejtësi, sidomos vendimet e marra për zyrtarët e lartë. Por nënvizohet se kjo gjurmë provash të jetë solide, dhe të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Zykaj.

Ndërkohë gazetarja Zykaj tha gjithashtu se BE ka patur edhe kritika ndaj Shqipërisë, ku i është kërkuar qeverisë shqiptare që të bëjë shumë kujdes me amnistinë fiskale.

“Kritikat kryesore kanë të bëjnë me çështjen e amnistisë fiskale. Ministrat thonë se Shqipëria duhet të përmbahet ndaj çdo lloj mase që çon me amnistinë fiskale, pasi rrezikon të çojë politikat e vendit kundër politikave të BE. Ka një shqetësim për çështjen e pronave, i kërkohet një reformë gjithëpërfshirëse, duke konsoliduar të drejtat për pronarët. Ka një paragraf për lirinë e shtyp[it, ku kërkohet që çdo ligji për mediat të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias”, tha Zykaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat