Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, raporti mjekoligjor zbulon detaje të reja

Shqipëria

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, raporti mjekoligjor zbulon detaje të reja

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:23
Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz i së dielës ndaj dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç.

Mediat greke bëjnë me dije se sipas një raporti mjekoligjor është zbuluar se 44 vjeçari Oraganaj nuk ka ndërruar jetë nga plumbi që ka marrë në gjoks por nga arresti kardiak.

Ky informacion i ri ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshime se objektiv ka qenë vetëm 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, pasi nga 7 plumba  vetëm një e kapi Armando Organajën në gjoks.

Gjithashtu raportohet se sipas oficerëve, kur sulmi ndodh në një kafene para dhjetëra njerëzve, rreziku i viktimave të tjera është shumë i mundshëm, pasi nga të shtënat me armë të sulmuesit është plagosur edhe një 31-vjeçare , e cila sapo po pinte kafenë në vendngjarje.

Fakti që vrasësi zgjodhi të godiste në shesh në mes të një mbrëmjeje kafe të së dielës është një enigmë e pazgjidhur për analistët . Ata nuk mund të shpjegojnë arsyet, ndërsa informacionet thonë se urdhri për “fshirjen e hartës” të 41-vjeçarit të shënuar është dhënë nga brenda burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat