Gjuha e Ramës në Kuvend/ Berisha- Nikollës: “Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e tij? Vepron me dy standarde”. Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministrit

Shqipëria

Gjuha e Ramës në Kuvend/ Berisha- Nikollës: “Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e tij? Vepron me dy standarde”. Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministrit

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama ka përdorur sot një gjuhë ndaj deputetit Agron Shehaj, që nga opozita është quajtur fyerje. Albana Vokshi madje ka kërkuar edhe përjashtimin e tij nga seanca.

Berisha: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e Ramës? Nëse kryetare Parlamentin duhet të ruash rregulloren e njejtë për deputetët. Kur nuk ekziston e drejta replikë pas replikës duhet të njejtë e njëjta gjë. Vepron me dy standarde dhe prish klimën në Parlament se për Ramën nuk njeh rregullore e ligj.

100 herë po ja dhe të drejtën në çdo variant ai vetëm hajdut del dhe do jua vërtetoj.

Vokshi: Merrni përgjegjësinë që ju takon, një herë bëheni zëdhënëse e ramëëm një herë e grupeve parlamentare. kërkoj të përjashtohet Edi Rama. Keni përjashtuar sot një deputet të opozitës sepse kërkoi fjalën. Rama e bën pis sallën sa herë që vjen, i dhunës ndaj opozitës, në familje, në rrugë. Sa herë që ai të ofendojë ju duhet ta përjashtoni, Nuk mund të ofendojë e të ushtrojë dhunë ndaj opozitës. nuk mund të jetë siç ka qenë. Do jetë ndryshe në çdo seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat