​Kryeministri grek në Himarë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Shqipëria

​Kryeministri grek në Himarë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:42
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon sot një vizitë në Shqipëri, ndërsa është përqendruar në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.

Ai ka mbërritur me helikopter ushtarak në Himarë. Më pas është pritur nga banorë të zonës, ndërsa po viziton shkollën greke, “Omiron”.

I shoqëruar nga kreu i Omonias, Fredi Beleri, ai ka deklaruar se do të mbështesë pa kushte integrimin e Shqipërisë në BE, zgjidhjen e pensioneve në Greqi dhe mbështetjen e himariotëve si minoritarë. Ai tha se së shpejti do ndërtojë një shkollë të mesme greke në zonën e Himarës.

Me flamuj grek në duar, banorët, të ardhur edhe nga fshatrat e Himarës kanë brohoritur në turmë. Tashmë ai është nisur drejt Derviçanit, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të diskutohen gjatë fjalimit të tij dhe Ramës, por pas vizitave prioritet do të jenë çështje si ajo e arsimit cilësor në gjuhën greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat