Kryeipeshkvi i Tiranës e Durrësit Imzot Arjan Dodaj uron Krishtlindjen: Rinia të zbulojë të ardhmen e vet në këtë vend

Shqipëria

Kryeipeshkvi i Tiranës e Durrësit Imzot Arjan Dodaj uron Krishtlindjen: Rinia të zbulojë të ardhmen e vet në këtë vend

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:44
Kryeipeshkvi i Tiranës e Durrës Imzot, Arjan Dodaj

Kryeipeshkvi i Tiranës e Durrës Imzot, Arjan Dodaj ka bërë sot urimin për Krishtlindjen.

Ai u shpreh se ardhja e Jezusit fëmijë në tokë, është mesazh për politikën, familjet dhe të rinjtë, që duhet të gjejnë të ardhmen në vendin e tyre.

“Të dashur vëllezër e motra. T’ju arrijë kudo që jeni urimi dhe bekimi për këtë Krishtlindje.

Jezusi fëmijë, hyji vjen mes nesh për të na dhuruar hirin e një dashurie që plotëson tërësisht njeriun.

Ëndrra në Eden që njeriu kishte që të bëhej si Hyi, por me forcat e veta, Hyi e plotëson me përkujtërinë e Tij duke u bërë fëmijë mes nesh. Kjo ëndërr akoma e shoqëron njeriun e e nxit të arrijë hyjninë me forcat e tij, dhe duke shkuar kundër vëllait e Zotit, e duke lejuar që trishtimi përçarja e lufta të sundojë botën ashtu si sot. Por Hyi nuk lodhet e dorëzohet e lodhet me krijesën e Tij më të dashur që është njeriu, përkundrazi vetë bëhet njeri duke ardhur mes nesh.

Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi e forcë akoma fjala e engjëllit: lavdi Hyjit në lartësi qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë në tokë. Ku është mesazhi që Hyi i jep njeriut të mijëvjeçarit të ri, ku i sprovuar është i thirrur të ngrejë kokën drejt qiellit ku e udhëheq ylli, njeriut që mes errësirës gjen shpresën e mesazhin e jetës në takimin me këtë fëmijë.

Mesazh për botën politike, prania e Tij të jetë arsye për paqe.

Mesazh për rininë shqiptare, të rizbulojë të ardhmen e vet në tokën e vet. Mesazh për të varfrit sepse kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat