Zgjerohen hetimet për vrasjen e Edmond Papës, dyshohet se ka lidhje me Aris Papën

Shqipëria

Zgjerohen hetimet për vrasjen e Edmond Papës, dyshohet se ka lidhje me Aris Papën

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 00:19
Edmond Papa

Edmond Papa është biznesmeni me origjinë nga Saranda i cili u vra javën e kaluar në një lokal në Tiranë.

Vrasja e tij po hetohet edhe nga autoritetet greke pasi ka dyshime se lidhet edhe me vrasjen e dy shtetasve shqiptarë Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, dy ditë më pas.

Autoritetet greke që po hetojnë vrasjen e Papës e lidhin atë me vrasjen e 34-vjeçarit Aris Papa në maj të 2021 brenda një lokali në Athinë. Hetuesit janë duke kryer verifikime nëse ka ndonjë lidhje familjare mes Edmond Papës dhe Aris Papës, të vrarë vitin e shkuar në Athinë.

Ekzekutimet dyshohet se kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të trafikut të drogës mes grupeve rivale, pasi Edmond Papa ka qenë i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Urdhri për vrasjen e një javë më parë mund të jetë dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë jugore dhe që janë të dyshuar edhe me parë për ngjarje të tilla të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat