Bërxulla kërkon ndihmën e SHBA/ Protestë para ambasadës amerikane, kundër Ballukut & Gener 2

Shqipëria

Bërxulla kërkon ndihmën e SHBA/ Protestë para ambasadës amerikane, kundër Ballukut & Gener 2

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Banorët e Bërxullës protestuan sërish kundër ministres së Infrastrukturës dhe firmës Gener 2, të cilët po i shpronësojnë pa të drejtë për rrugën Thumanë-Kashar.

Sot ata shkuan para ambasadës amerikane, pasi prej muajsh nuk po i dëgjon jo vetëm qeveria, por as opozita.

Ata duan të ulen në bisedime, ndërsa kërkojnë të kompensohen, ndërsa tashmë kanë besim vetëm tek ndërkombëtarët.

Me pankarta në duar dhe thirrjet “Prona është e shenjtë, do e mbrojmë me gjak”,  ata i kërkojnë ambasadores Yuri Kim të ndërhyjë pasi po shkelen të drejtat e tyre.

Ata janë shprehur se do ndërmarrin një peticion lidhur me kërkesat që kanë.

“Pas 57 ditë protestë që nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës Avokati i Popullit, kemi marrë përgjigje nga Agjencia a e Zhvillimit të Territorit, asnjë institucion tjetër nuk na ka kthyer asnjë përgjigje, i drejtohemi ambasadës amerikane, firma zhvillon aktivitetin prej tre muajsh pa asnjë pengesë nga ana e shtetit. Sipas kontratës duhej të ishte përgatiti terreni 12 muaj para, ka zbrit në terren në kundërshtim me të gjitha ligjet”, tha njëri prej banorëve.

“Këtë paligjshmëri do e delegojmë me një peticion dhe të shpresojmë të ketë një zgjidhje për ne”, tha banorja.

“Protesta do të vijojnë, do të shkojmë deri në Këshillin e Evropës”, tha banori.

“Nuk kishte asnjë tentativë, se janë të përfshira të dyja palët, ofiqet e veta i kanë të barabarta”, u shpreh protestuesi.

“Ambasadores i them se ky Gener 2 më vjen tek shtëpia, aty është prona ime prej 100 300 vitesh, do e mbroj me gjak, i rrita 6 fëmijë me djersë e  t’ia shes Gener 2?!  Edhe 100 milionë dynymin nuk ia lejoj, le të më vrasë”, tha banorja e revoltuar.

“Punimet vijojnë në Fushë Prezë, por në Bërxull nuk i kemi leju, këtu nuk ka ligje, nuk ka të drejta, gjithë pasuria jonë aty është’, tha një tjetër protestues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat