Shpërthen Jozefina Topalli për skandalin e fundit: Njëra drejtoreshë fut në xhep 190 mijë euro, tjetra transporton drogë

Shqipëria

Shpërthen Jozefina Topalli për skandalin e fundit: Njëra drejtoreshë fut në xhep 190 mijë euro, tjetra transporton drogë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Jozefina Topalli

Ish- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar skandalin e ditës së djeshme dhe ditës së sotme.

Jozefina u shpreh se trafiku i drogës dhe berja e sekserit duket se është kriter thelbësor per karrierë sot.

Sipas saj korrupsioni dhe kriminalizimi janë arsyeja bazë e pse Shqipëria ka kaq shuë dhimbje dhe farfëri, arsyeja pse shqipëria ka borxhe dhe çmime kaq të larta.

Topalli shprehet se nëse ndryshimi nuk bëhet, këto drejtoreshat e sotit nesër do jenë ministre.

Postimi i Jozefina Topallit në facebook:

Njera drejtoreshe fut ne xhep 190 mije euro me premtimin ( mashtrimin), se do nderhyje per nje grant prej 3 milion euro ne kembim nga Azhbr.

Drejtoresha tjeter bente shoferen e transportimit te 58 kg droge.

Kjo ishte e njohur dhe si fallsifikuese e manipuluese votash.

Trafiku i droges dhe berja e sekserit duket se eshte kriter thelbesor per karriere sot.

Nderkohe qe nje zonje dha shpirt ne dyert e bashkise, ku kerkonte t’i kthenin ndihmen sociale qe ia kishin hequr ne menyre cnjerezore ne prag te festave, ndihme me te cilen mbante frymen..

Korrupsioni dhe kriminalizimi jane arsyeja baze pse në Shqiperi ka kaq dhimbje e kaq varferi.

Korrupsioni dhe kalbezimi jane arsyeja kryesore pse Shqiperia ka borxh dhe cmime kaq te larta; ka rroga e pensione kaq te ulta.

Korrupsioni dhe kriminalizi jane arsyeja e vetme pse ka kaq pa drejtesi ne vendin tone; pse te gjithe duan te ikin; pse nuk ka shprese.

Nese ndryshimi nuk behet… keto drejtoreshat e sotit, neser edhe keto do jene ministre…dhe investitore strategjike!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat