Rama urim për Vitin e Ri nën tingujt e violinës: Qoftë një kohë për paqe, dashuri dhe plot të qeshura

Shqipëria

Rama urim për Vitin e Ri nën tingujt e violinës: Qoftë një kohë për paqe, dashuri dhe plot të qeshura

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:11
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar shqiptarët me një video-mesazh ndryshe nga konferenca e përvitshme që mbante çdo vit. 

Edi Rama: Sonte nuk kam një mesazh tradicional. Kjo është nata e familjes suaj, të afërmve dhe miqve tuaj. Mua më keni pasur thuajse përditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar. Nëse skam folur siç duhet. Nëse kam gabuar. Shumë ndjesë.

Kam bërë si çdo vit gjithë çfarë kam mundur. Kam dashur të mundesha më shumë. Ky ka qenë një vit tejet i vështirë që inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e bënë të zymtë për mbarë Europën.

Kemi pasur dhe ditë të mira mes tyre dhe ditë historike si finalja e parë e botërorit në Shqipëri apo samiti i parë i BE-së në Tiranë. Pa harruar momentin kulmor, çeljen e negociatave me BE-në.

Berisha urim për Vitin e Ri: Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë dhe besimin tonë

Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme. 

Minutin tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:

“Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një  kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”. 

Qoftë Viti i ri një kohë për paqje, për dashuri dhe plot të qeshura për ju familjen dhe të afërmit tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat