Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 46 vjeçari nga Gramshi

Shqipëria

Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 46 vjeçari nga Gramshi

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kontrolle të shtuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

Neritan Bora, 46 vjeç, banues në fshatin Mashan, Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat