5 dekada këpucëtar, kuksiani: Do punoj sa të kem fuqi

Shqipëria

5 dekada këpucëtar, kuksiani: Do punoj sa të kem fuqi

Më: 1 janar 2023 Në ora: 14:23
Muharrem Nerguti

Ky është Muharrem Nerguti këpucari i vjetër i qytetit të Kukësit.

Prej 50 vitesh rregullon dhe u bën këpucë të gjithë qytetit. Këpucari i vjetër ka ende po ato vegla pune; çekiçin, tavolinën, makinën qepëse dhe kallëpet e këpucëve.

Zanatin e nisi Në vitin 1968,  në Kukesin e vjetër.

“Unë kam që në vitin 1968 në Kukës të vjetër që punoj si këpucar.  Pa shkuar ushtar. Pasi mbarova ushtrinë, në 71 fillova punën rregullisht, deri ditën e sotme. Pastaj dy vjet në uzinë të bakrit. 80 – 81 specializimi në uzinën e bakrit. Pastaj në shkollën komunale. Bëra dy vjet e pastaj vajta te këpucët me porosi. E kam me pasion këtë zanat. Kudo që kam qenë, kam shkëlqyer. Që e thonë të tjerët, se të gjithë lavdërojnë veten, por kur të lavdërojnë të tjerët është ndryshe.”

Dëshirën për punën nuk i është zbehur ende.

“E kam me shumë qejf. Do e vazhdoj sa të kem takat. Komuniteti ka nevojë. Askush nuk interesohet me marrë zanatin. Hajde pa parë ta mësoj zanatin.”

Duke qeshur tregon edhe një rast kur ia kanë hequr këpucët nga këmba.

“Ne kemi qenë artizan. Punën e dorës e kemi trashgimi. Kemi pas punuar punë të mira shumë. Vinin nga tirana dhe zinin radhë. Ndërsa tani është mbushur tregu plot. S’po ka shumë kërkesa. Pëlqeheshin se bëja punë me shumë cilësi. Modelet sipas kërkesave, isha i detyruar tia beja. Materiali ishin fabrikat ne shkoder. Gjirokaster. Behej edhe ketu. Kur shkonim ne tirane ishin 20 mije leke, se mi merrin. Edhe 5 mije leke. Kam ardh dhe me atlektike me ardh në kukës. u ka pëlqer njerezve. I kam shit me një cmim të arsyeshëm.”

Ka punuar këpuce për pushtetarët e asaj kohe.

“Ishim më të interesuar. Sepse duhet të rrinin. Me kryetar dege, sekretar. Te gjithë intelekualët, njerëz qeflinj, njerëz që kishin mundësi.”

Tregon se pa letër porosi nuk ka guxuar ti bëjë këpucë edhe familjes së tij.

“Edhe familjes sime ia kam bërë me flet porosi. Edhe per vete ishte vëshirë. Skemi bërë tolerim. Po dole deficit ne burg, po dole suficit në burg. Unë kaam qenë shumë i rregullt. As punëtorët nuk i lenim.”

Brenga më e madhe e muharremit është se asnjë nga zanatcinjt nuk ia trashëgoi fëmijëve të tij zanatin e këpucarit.

“Djemtë jo. Kanë patur qejfin e vet. Asnjë zanatci i Kuksit nuk ka lënë trashgimtarë. Drejt eleminimit, me vjen gjynah. Kam qenë në Angli dhe cdo lagje ishin zanatcin. Ketu hajde bleji të reja. Sia dilet me të reja.”

Pavarsisht teknologjisë, Muharremi thotë se dora e mjeshtrit nuk do të mund të zëvëndësohet asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat