I biri u arrestua për vrasjen e Edmond Papës, babai i autorit pezullohet nga detyra si polic

Shqipëria

I biri u arrestua për vrasjen e Edmond Papës, babai i autorit pezullohet nga detyra si polic

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra e punojësit të Policisë, Dilaver Velon, babai i Albano Velo, i cili akuzohet për vrasjen e Edmind Papës.

Albano Velo u arrestua në aeroportin e Rinasit, menjëherë pas kthimit të tij në atdhe nga Franca më datë 31 dhjetor.

Ai ishte arratisur drejt Francës vetëm katër ditë pas vrasjes së Edmond Papës.

Njoftimi i Policisë

Policia e Shtetit

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat