Lidhja mes vrasjes së Edmond Papës me ekzekutimin e Sadikajt

Shqipëria

Lidhja mes vrasjes së Edmond Papës me ekzekutimin e Sadikajt

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:38
Edmond Papa

Albano Velo 30 vjeç që akuzohet si vëzhgues dhe organizatori i vrasjes së 49-vjeçarit Edmond Papa, rezulton shok i Aleksandër Sadikajt, që u vra me eksploziv të telekomanduar 7 muaj më parë.

Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim edhe një 44 vjeçar si bashkëpunëtor në vrasje, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit.

Viktima Edmond Papa rezultonte me precedentë në fushën e trafikut të drogës, ndërsa dyshohet se dy vrasjet lidhen pikërisht me përplasjen mes grupeve për motive hakmarrjeje.

Policia po verifikon edhe nëse vrasjet kanë lidhje me një ekzekutim të dyfishtë të dy shqiptarëve në Greqi pak ditë pasi në Tiranë u ekzekutua Edmond Papa.

Në lidhje me vrasjes e Papës autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacione nga autoritetet greke, pasi dyshohet se vrasjet e ndodhura së fundmi të kenë lidhje me një grup kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat