Laboratori i drogës në Fier, Gjykata e Apelit miraton masat arrest me burg për 5 të akuzuarit

Shqipëria

Laboratori i drogës në Fier, Gjykata e Apelit miraton masat arrest me burg për 5 të akuzuarit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat arrest me burg për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj, do të vijojmë të qëndrojnë pas qelive.

Gazetari i Abc News, Ermal Vija, raporton se në apel u shqyrtua kërkesa për ndryshim mase vetëm për 5 nga të akuzuarit, pasi pjesa tjetër e të arrestuarve nuk paraqitën ankimim.5 nga të akuzuarit që u lanë në burg nga apeli i GJKKO-së, kanë kërkuar masë më të butë sigurie ose atë të burgut me afat deri në daljen e përgjigjeve të analizave, pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur informacion për kokainë.

Referuar kërkesës së tyre për ndryshim mase thuhet se te pandehurit nuk kanë pasur informacion se plehu ishte përzier me kokainë, kjo referuar edhe letrave të zhdoganimit.

SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën gjykatën të miratoj shkallën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat