Takimet e Ramës me ministrat, Meta: E bën për t’u dukur sikur punon, di vetëm të mashtrojë

Shqipëria

Takimet e Ramës me ministrat, Meta: E bën për t’u dukur sikur punon, di vetëm të mashtrojë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:21
Ilir Meta

Takimet e kreut të qeverisë me ministrat, krerët e institucioneve dhe krerët e qarqeve, Meta i cilëson si veprime të kryeministrit për t’u dukur sikur punon. Sipas tij, Rama di vetëm të mashtrojë e të vjedhë.

“I bën për tu dukur sikur punon shumë ndërsa punon vetëm për t’i vjedhur. Jep bukë për 1 muaj për pensionistët dhe në një ditë jep 300-400 milionë euro për klientët e vet. E dini çfarë po ndodh me aferat që janë korrupsion i përbindshëm. E vetmja përpjekje e tij është si të mashtrojë shqiptarët dhe t’ua fusë thikën sa më thellë se nuk ka asnjë interes në zhvillimin e vendit, në procesin europian. Po të kishte interesa nuk do të çonte administratën në këtë nivel. Sa më shumë e shton administratën, aq më shumë shtohen gjobëvënësit e grabitësit në zyrat e shtetit në çdo nivel nga Saranda në Tropojë”, tha Meta.

Në daljen e tij të parë për mediat për 2023-shin, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i konsideroi 365 ditët që lamë pas ‘vitin e varfërimit dhe të shpopullimit’, ndërsa këtë që sapo nisim ‘vitin e ndryshimit’. Ai tha se do të marrë fund kapja e shtetit.

Përballjen e 14 majit e konsideroi fitore të sigurt të opozitës edhe pse bashkimi i plotë i opozitës në zgjedhjet lokale duket i pamundur për shkak se sipas Metës ‘ka ndonjë që është peng i Ramës që nuk e gjen dot rrugën drejt bashkimit’. Ky ishte mesazhi ‘i kamufluar’ i aleatit kryesor të Berishës për ‘rivalët e tij partiakë’, grupit të PD-së së Alibeajt, i pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse bashkimi do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat