Vasili për deklaratën e Ramës: Di vetëm të gënjejë, fushata e vetme ka qenë e Covid që…

Shqipëria

Vasili për deklaratën e Ramës: Di vetëm të gënjejë, fushata e vetme ka qenë e Covid që…

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:43
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka folur për vaksinimin e fëmijëve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë deklaroi se ‘në çfarë gjendje e gjetëm vaksinimin e fëmijëve dhe e çuam 98 %’, por kjo tezë është hedhur poshtë nga Vasili i cili u shpreh se ky rezultati ka qenë që prej vitit 2012 dhe kjo e vërtetuar nga OBSH.

E vetmja fushatë vaksinimi që Rama organizoi ishte kundra Covid dhe rezultati ishte katastrofik ku u vaksinua vetëm 50% e popullsisë, ka theksuar Vasili.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Edi Rama në hall gënjen rëndë për vaksinimin e fëmijëve.

Edi Rama dy ditë më parë deklaroi se ‘në çfarë gjendje e gjetëm vaksinimin e fëmijëve dhe e çuam 98 %’.

Po ju provojmë me zë dhe figurë sa trashë gënjen Edi Rama.

Që në vitin 2012 Shqipëria arriti vaksinimin e fëmijëve në nivelin mbi 98%.

Kjo u konfirmua nga Princesha Matilde sot Mbretëresha e Belgjikës që erdhi në Tiranë për të promovuar Shqipërinë si një vend lider në vaksinimin e fëmijëve e shoqëruar nga përfaqësuesja e OBSH  Zj.Nedret Emiroglu.

Ato konfirmuan publikisht përpara medias shifrën prej mbi 98%  vaksinimit siç e shihni edhe në videon e asaj kohë pra të vitit 2012 pra me zë dhe figurë.

Është një rastësi interesante që përkthyese e Princeshës Matilde në atë vizitë ka qenë Ministrja aktuale e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ajo mund ta ndihmojë Edi Ramën të kuptojë se sa keq e kanë tallur vartësit e tij dhe e bëjnë qesharak dhe i shesin për suksese gjëra të arritura që 10 vjet më parë, por kur për fat të mirë nuk qeveriste ai.

E vetmja fushatë vaksinimi që Edi Rama organizoi ishte kundra Covid dhe rezultati ishte katastrofik ku u vaksinua vetëm 50% e popullsisë ku edhe ata jo të gjithë me vaksina të sigurta.

Edi Rama di vetëm të gënjejë si injorant dhe nga halli nuk ndalet përpara çdo lloj broçkulle që lëshon nga goja.

Sa herë që ai del prisni gënjeshtrën e radhës dhe dështimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat