Plas goma e kamionit në momentin që po rregullonte trafikun rrugor, lëndohet rëndë polici, ka marrë dëmtime në…

Shqipëria

Plas goma e kamionit në momentin që po rregullonte trafikun rrugor, lëndohet rëndë polici, ka marrë dëmtime në…

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një polic ka marrë lëndime të rënda, pasi goma e një kamioni plasi në momentin që ai po rregullonte trafikun rrugor në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Efektivi i rrugores kishte shkuar në vendngjarje pasi mjeti i tonazhit të rënd⌂ kishte pësuar defekt, duke bllokuar qarkullimin e makinave.

Por në momentin që polici po rregullonte trafikun, goma e mjetit ka shpërthyer duke i dëmtuar të dy këmbët. Efektivi me iniciale T. T., është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.

Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat