Ilir Meta: Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës përfundojnë në Erzen, problemi është denoncuar edhe më parë nga komuniteti

Shqipëria

Ilir Meta: Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës përfundojnë në Erzen, problemi është denoncuar edhe më parë nga komuniteti

Më: 7 janar 2023 Në ora: 16:22
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar shqetësimit të kandidatit për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara për ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës, të cilat përfundojnë në lumin Erzen dhe më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.

Meta thekson se ky problem është denoncuar vazhdimisht nga komuniteti i Ishmit dhe Shoqatat Mjedisore.

“Solidaritet dhe mbështetje të plotë për shqetësimin e ngritur nga Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara për Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës, që përfundojnë në Erzen dhe më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.

Ky problem është denoncuar vazhdimisht edhe më parë nga komuniteti i Ishmit dhe Shoqatat Mjedisore.

Kjo situatë skandaloze ku Bashkia e Veliajt grabit qindra milion euro për inceneratorë, që nuk ekzistojnë dhe Bashkia e Durrësit, që shpërdoron miliona euro për të çuar plehrat në Landfillin e Tiranës duke dëmtuar edhe shëndetin e qytetarëve me ndotjen e ujërave të lumenjve, do ta marrin përgjigjen e merituar më 14 maj kur pushteti lokal do t’u kthehet qytetarëve. Qytetarët janë të parët”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat