Gazetari paralajmëron: Deri në zgjedhjet e 14 majit, do të ketë sulme dhe publikime të forta nga hakerat

Shqipëria

Gazetari paralajmëron: Deri në zgjedhjet e 14 majit, do të ketë sulme dhe publikime të forta nga hakerat

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:02
Lavrdim Lita

Gazetari Lavrdim Lita deklaroi se hakerat iraniane do kryejnë sulme të tjera kibernetike deri në zgjedhjet lokale që do zhvillohen më 14 maj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se për sulmet kibernetike, Irani po bashkëpunon me Rusinë.

“Përsa i përket Shqipërisë, armiku ynë i padeklaruar që na ka shpallur një luftë kibernetike, është Irani, në bashkëpunim me një vend tjetër që është Rusia, që ofron infrastrukturën e saj për të goditur sistemet tona.

Këto janë të bërë të qarta edhe nga investigimi i FBI, CISCO dhe Microsoft, pra që ka pasur një bashkëpunim. Nga gushti i këtij viti, ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për të përballuar këtë sulm, i cili, sipas mendimin tim do vazhdojë deri më 14 maj, në zgjedhjet lokale”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat