Darka e Ramës me krerët e partive politikë, Nazarko: Përpjekje për të arritur shumicën kushtetuese në parlamentin e MV

Shqipëria

Darka e Ramës me krerët e partive politikë, Nazarko: Përpjekje për të arritur shumicën kushtetuese në parlamentin e MV

Më: 10 janar 2023 Në ora: 18:15
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku komentoi takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninëe Veriut. Ky takim mbahet para se parlamenti maqedonas të votojë ndryshimet kushtetuese, futjen e pakicën bullgare në kushtetutën e vendit.

Votat e shqiptarëve janë të rëndësishme për të bërë shumicën dhe për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Sipas Nazarkos, tha se “Shqipëria është duke luajtur një rol kompaktsues të këtij faktori, duke rritur peshën specifike të faktorit në skenën politike të shqiptarëve të MV.”

Në rastin konkret, kemi një përpjekje të Shqipërisë për të arritur shumicën kushtetuese që do të mundësonte çeljen e dyerve të integrimit dhe për Maqedonisë së Veriut krahas Shqipërisë. Ky është një moment i cili do të duhet të shfrytëzohet për të rritur cilësisht peshën e shqiptarëve.

Së pari, përfshirjen në qeveri pothuajse të të gjithë faktorëve të interesuar që do të japin votën për ndryshimet kushtetuese. Së dyti, kjo pjesëmarrje të mos jetë pa asnjë lloj kushtëzimi por të formulohen një sërë kushtesh që do t’u shërbejnë shqiptarëve.

Së treti, të rritet kompaktësia e faktorit shqiptar në mënyrë të tillë që energjitë opozitare të mos harxhohen për luftëra të brendshme por për të avancuar statusin e shqiptarit.”, u shpreh Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat