Vjedhja e 120 mijë eurove në banesën e këshilltares së Ramës, Ngjela: Dy hajdutët e arrestuar duhet të zbulojnë emrat e…

Shqipëria

Vjedhja e 120 mijë eurove në banesën e këshilltares së Ramës, Ngjela: Dy hajdutët e arrestuar duhet të zbulojnë emrat e…

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:52
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin mbi grabitjen e ndodhur në banesën e Këshilltares së kryeministrisë Alda Klosi, nga pastruesja dhe djali i saj.Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin mbi grabitjen e ndodhur në banesën e Këshilltares së kryeministrisë Alda Klosi, nga pastruesja dhe djali i saj.Sipas avokatit, fakti që Alda Klosi ka bërë denoncim në polici për humbjen e parave, të bën të mendosh që ajo e ka justifikimin për paratë që i janë grabitur.

Kurse lidhur me personat e tjerë të cilëve u janë vjedhur shuma të majme, Ngjela tha se dy të arrestuarit nënë e bir duhet të nxjerrin emrat.

Fakti është që ka bërë denoncim për vjedhje një punonjëse shtetërore dhe tha më kanë vjedh 120 mijë euro, fakti që ka bërë denoncim kam përshtypjen që i ka të dokumentuara burimine parave.

Njeri normal që ka vjedhur nuk bën denoncim. Ajo e ka justifikimin mendoj unë. Hajduti është kapur, duhet të tregojnë hajdutët ku i kanë vjedhur, kjo doli.

Pra kjo ka mbrojtje, të shohim pastaj mbase dhe nuk e provon pafajësinë. Emrat e tjerë t’i zbulojnë hajdutët se ata e dinë se ku i kanë marrë”, tha Ngjela në rubrikën “Opinion” në News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat