23 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, 32 të shëruar

Shqipëria

23 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, 32 të shëruar

Më: 12 janar 2023 Në ora: 20:08
Ilustrim

23 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 585 testime që janë kryer.

Sipas Ministrisë së Shëndetësise, 10 raste pozitive janë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë dhe nga 1 qytetar në Patos, Lushnje, Selenicë, Himarë, Delvinë, Gjirokastër.

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,206 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Janar 2023)

Raste të reja ditore               23

Të shëruar në 24 orë             32

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       585

Testime totale                   2,024,180

Raste pozitive                      333,041

Raste të shëruara                  329,206

Raste Aktive                             239

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    156

Fier                           28

Vlorë                         26

Berat.                        9

Shkodër                 6

Gjirokastër.              5

Durrës.                      3

Lezhë.                       3

Dibër.                        2

Elbasan.                  1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat