VOA/ Ndihma juridike falas për qytetarët me të ardhura të pamjaftueshme në Shqipëri

Shqipëria

VOA/ Ndihma juridike falas për qytetarët me të ardhura të pamjaftueshme në Shqipëri

Më: 14 janar 2023 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Qeveria shqiptare mbylli vitin e shkuar pjesën dërrmuese të shërbimeve në sportele duke afruar shërbimet përmes internetit për qytetarët. Por shërbimet juridike për shtresat në nevojë vijojnë të mbeten aktive në 14 qendra në të gjithë vendin, të cilat mbështeten nga Ministria e Drejtësisë.

Roli i këtyre shërbimeve bëhet e dhe më i rëndësishëm me hyrjen në fuqi këtë vit të hartës së re gjyqësore ku vështirësohet aksesi i qytetarëve në gjykata.

Majin e vitit të shkuar shumica e shërbimeve në sportelet e qendrave ADISA që funksiononin në Shqipëri u mbyllën dhe shërbimet për qytetarët kaluan përmes internetit.

Por një nga shërbimet që vijon të ofrohet për qytetarët është ndihma juridike falas që garantohet dhe financohet nga shteti .

Qendra e ndihmës juridike falas në Gjirokastër është një nga 14 të tillat në Shqipëri.

Kjo qendër u vjen në ndihmë personave me të ardhura të pamjaftueshme, thotë koordinatorja Klaudia Veizi.

“Shërbimet ofrohen për kategoritë e vecanta, si mund të jenë viktimat e dhunës apo personat e përfshirë në skemat e mbrojtjes sociale, personat që përfitojnë pagesën e aftësisë e kufizuar, gjithashtu edhe persona që janë të diskriminuar, nëse kanë probleme me dokumentacionin apo kanë probleme në marëdhëniet e punës ne u afrojmë shërbim ligjor falas.

Zonja Veizi thotë se gjatë vitit të shkuar qendra ofroi rreth 240 shërbime për kategori të ndryshme të personave që nuk kanë të ardhura për të përballuar shërbimet gjyqësore.

“240 shërbime janë kryer nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike parësore në Gjirokastër, falë bashkëpunimit që ka Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike falas.”

Pasojat e e migracionit në mjaft zona në Qarkun e Gjiroakstrës kanë lënë pas kryesisht të moshuar që hera herës kanë nevoja për shërbime gjyqësore.

Kjo, si dhe nivelet e varfërisë ndikojnë tek aksesi i qyetarëve në Drejtësi, thotë avokatja Elona Frëngu.

Për t`u paraqitur para gjykatës në një farë mënyre gjendja ekonomike ndikon sepse janë tarifat gjyqësore që ata duhet të paguajnë, shpenzimet gjyqëssore që variojnë në kosto të ndryshme dhe një pjesë e qyetarëvë nuk e kanë këtë mundësi. Një kategori tjetër janë të moshuarit që jetojnë të vetmuar pasi familjarët kanë ikur në emigracion dhe kanë nevojë të zgjidhin problemet që u janë krijuar me përfitimin e pensionit apo akte të tjera, përmes proceseve gjyqësore.”

Këtë vit pritet që në Shqipëri të nisë të zbatohet harta e re gjyqësore e cila parashikon që nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjithë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë.

Kjo pritet ta vështirësojë askesin e qytetarëve në drejtësi pasi distanca e gjykatave nga vendbanimet bëhet mjaft e madhe dhe kostot rriten.

Roli i këtyre qendrave të shërbimeve falas është mjaft i rëndësishëm sidomos për kategoritë e personave me të ardhura të pakta vlerësojnë si zonja Veizi edhe zonja Frëngu.

Qendra jonë ka një rol tepër të rëndësishëm duke qenë se gjykatat do të spostohen në një vend të caktuar për afrimin e qytetarëve të ciëlt nuk kanë mundësi ekonomike dhe kostot do të shtohen për ta. Këto shërbime përfshijnë përballimin e shpenzimeve të avokatit, tarifave gjyqësore por edhe ekspertëve të ndryshëm që kërkohen në gjykatë për procese të vecanta si mund të jenë psikologë ,topografë etj”, thotë zonja Veizi”.

“Shërbimi në këto qendra e lehtëson në një farë mënyre aksesin në drejtësi sidomos të shtresave në nevojë të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme për t`u drejtuar në sistemin gjyqësor ose janë shtresa kryesisht të komunitetit rom, thotë zonja Frëngu.

Krahas qendrave të shërbimeve juridike falas Ministria e Drejtësisë ka autorizuar edhe 15 organizata jofitimprurëse të ofrojnë shërbime të ndihmës juridike parësore falas për shtresat në nevojë për periudhën 2022-2024

Megjithë këto hapa garantimi i aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarë mbetet një sfidë për drejtësinë shqiptare ”./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat