Dyshohet se ra në lumin Seman, ndërpriten kërkimet, asnjë shenjë nga mjeti dhe nga 26-vjeçari

Shqipëria

Dyshohet se ra në lumin Seman, ndërpriten kërkimet, asnjë shenjë nga mjeti dhe nga 26-vjeçari

Më: 15 janar 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e mjetit që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve për BW, bëhet me dije se pas rreth 4 orë kërkimesh pa ndërprerje, polumbaët e RENEA nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të mjetit.

Kujtojmë se në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” janë konstatuar të thyera barrierat anësore të njërit krahë të kësaj ure.

Gjithashtu u raportua së në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat