Truproja e Ervis Martinajt në Gjykatën e Lartë, zbardhet kërkesa e tij

Shqipëria

Truproja e Ervis Martinajt në Gjykatën e Lartë, zbardhet kërkesa e tij

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:23
Ervis Martinaj

Pasi gjykata e Kurbinit, por edhe ajo e Apelit në Tiranë la në fuqi masën e “Arrestit me burg” për Jeton Lamin, agjentin e forcave operacionale në policinë e shtetit, Gjykata e Lartë mbetet hallka e radhës e drejtësisë ku ai shpreson të fitojë lirinë.

Kërkesa për një masë më të butë sigurie e ish-truprojës së të shumkërkuarit Ervis Martinaj, pritet të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 7 shkurt, nga relatori Sandër Simoni dhe gjyqtarët Ilir Panda e Sokol Binaj.

Lami i akuzuar për “Shpërdorim detyre” është personi kyç që mund të çojë në zbardhjen e misterit të të shumkërkuarit pasi nga hetimet rezulton që ai ta ketë shoqëruar ditët e para të gushtit të vitit të kaluar, para se 40 vjeçari të zhdukej dhe të denoncohej si i tillë nga familjarët.

Zyrtarisht Lami thuhet se nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë e Kurbinit për të treguar çfarë ai di mbi të kërkuarin e SPAK të cilin e shoqëronte ndonse për detyrë funksionale kishte ta vinte në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat