Anuloi lundrimin prej motit të keq, niset një nga tragetet e linjës Durrës-Bari

Shqipëria

Anuloi lundrimin prej motit të keq, niset një nga tragetet e linjës Durrës-Bari

Më: 18 janar 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një nga tragetet e linjës Durrës-Bari që anuloi lundrimin mbrëmë, po niset në këto momente.

Gjithashtu edhe nga porti i Barit është nisur njëri prej trageteve.

Burime portuale bëjnë me dije se nga Bari drejt Durrësit trageti ka nisur lundrimin rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijë në Durrës rreth mesditës së sotme.

Kompania tjetër e lundrimit ka vendosur që tragetet e saj të nisen në mbrëmjen e sotme nga dy portet respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat