Rrëzimi i helikopterit në Kiev, Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës

Shqipëria

Rrëzimi i helikopterit në Kiev, Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:07
Olta Xhaçka

18 jetë kanë humbur pas rrëzimit të një helikopteri në Kiev të Ukrainës, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm ukrainas.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar dhe ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në Twitter, ministrja Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për qeverinë dhe popullin ukrainës.

“Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”, shkruan ministrja Xhaçka në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat