Moti i keq në Shqipëri, përmbytje në Shkodër e Lezhë

Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, përmbytje në Shkodër e Lezhë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku ka sipërfaqe toke nën ujë.

Në qarkun e Shkodrës janë një mijë hektarë  tokë e përmbytur për shkak të daljes së lumit Buna nga shtrati. Prurjet e shumta të lumit Buna kanë që ajo të dalë në Muriçan dhe Oblik. Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative Dajç janë pa energji elektrike. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta për shkak të prezecës së madhe të ujit.

Në Lezhë reshjet kanë shkaktuar problematika me kanalizimet ku uji ka përmbytur disa lagje dhe oborrin e shkollave "Kosova" dhe "Besëlidhja" duke ndërprerë mësimin.

Për shkak të detit të trazuar Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Edhe Porti i Durrësit ka shtyrë lundrimin e trageteve drejt Barit, ndërsa vijon të mbetet i ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave.

Në Vlorë lundrimi i trageteve vijon të kryhet, por është I ndaluar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Moti I keq ka lënë pa energji elektrike zonat e Pus-Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar, ku po punohet për rikthimin e energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat