Hoxha për 21 janarin: Babait të një prej viktimave i kishin dërguar foton e autorit

Shqipëria

Hoxha për 21 janarin: Babait të një prej viktimave i kishin dërguar foton e autorit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Gazetari, Artan Hoxha ka reaguar lidhur me 21 janarin ku gjatë protestës së 2011-ës u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Në një intervistë për ‘News24’, Hoxha tha se urdhëri për sulmin me armë është bërë nga drejtuesit e Gardës dhe se prova e kësaj të fundit është biseda e 10 personave të cilët komunikonin në një kanal radio.

Sakaq shtoi se babait të një prej dëshmorëve i është dërguar foto e autorit ku i pohonin se një drejtues garde i kishte vrarë djalin e tij.

Ndër të tjera, Hoxha thekson se ngjarje të tilla ndodhin kur nuk vepron drejtësia dhe mund të përfundojnë deri në hakmarrje.

“Sistemi atëherë synoi ta groposte atë ngjarje. Kur në pamjet e publikuara në News 24, pamjet e vrasjes së Ziver Veizit, filloi një operacion tjetër, ku u tha se vrasjet kishin ardhur nga brenda turmës. Ina Rama nuk ka dëshmuar kurrë për 21 janarin. Ne kemi nxjerrë kamerat e Kryeministrisë. Ne kemi nxjerrë sesi drejtuesit e gardës komunikojnë me radio. Në raportin e shërbimit të sallës operative të Gardës, nuk u gjet asnjë komunikim mes drejtuesve të gardës dhe “Grupit të Zjarrit”. Ne nuk ua kthejmë dot viktimat e 21 janarit. Çfarë tregon kjo provë? Kjo provë tregon se vrasjet janë bërë me urdhër, me komandë. Kjo provë është zhdukur. Prandaj duhet të gjendet sesi është zhdukur ky material. Gjithsesi kjo provë dëshmon që vrasjet janë bërë nga Garda, janë bërë me urdhër. Kjo provë është një bisedë mes një grupi prej 10 vetash në një kanal radio mars. Komunikimi mes tyre është bërë, pra ata komandat i kanë patur në vesh. Komandat janë dhënë në radio dhe janë dëgjuar në kufiet e “Grupit të Zjarrit”. Unë si material kisha pamje për këtë dhe isha i bindur se ishin bërë me urdhër. Dy vrasjet e tjera janë pa autor. Aleks Nika është dëshmor i atdheut, por nuk ka përgjigje se kush e ka vrarë. Unë kam kontaktuar me babain e Aleksit dhe doja që këtë gjë ta realizonim për sa kohë që ai ishte gjallë. Atyre u ishte çuar një foto për një drejtues garde dhe u kishin thënë që ky person e ka vrarë djalin tuaj. Sepse kur nuk vepron drejtësia, këto gjëra veprojnë. Unë i thashë që nuk është ky, nuk ka qëlluar ky. Gjithçka mund të futej në një qerthull hakmarrjeje. Duke qenë se unë kisha parasysh pamjet, materiali që më ra në dorë mua, pra duke dëgjuar urdhrat, të bëja kronologjinë e ngjarjeve. Mu duk sikur po e përjetoja ngjarjen edhe njëherë”, u shpreh Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat