Përplasja me armë zjarri në tetor të vitit 2021, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Shqipëria

Përplasja me armë zjarri në tetor të vitit 2021, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

U konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas, në tetor 2021, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.

27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën “Babë Rexha”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi Xh. V. është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat