Heqja e kamerave të “krimit”/ Zëdhënësi i policisë: S’ka pasur ndërhyrje! Janë çmontuar nga uniformat blu

Shqipëria

Heqja e kamerave të “krimit”/ Zëdhënësi i policisë: S’ka pasur ndërhyrje! Janë çmontuar nga uniformat blu

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullaj thotë se aksioni për heqjen e kamerave të vendosura nga elementë kriminalë në rrugët e vendit, ka nisur në datën 15 janar.

Ai i mohon aludimet se grupet kriminale janë vendosur në lëvizje pas aksionit të policisë.

Në një prononcim për News24, Mullai tha se të gjitha kamerat në vend janë hequr nga forcat e Policisë së Shtetit.

Genti Mullai: Operacioni ka nisur më datën 15 në të gjithë vendin,. Ka pasur një seri veprimesh të kryera nga Policia e Shtetit. Operacioni nuk ka nisur dje. Por për shkak të punës voluminoze, qarqet janë duke kryer veprimet përkatës. Aludohet se janë hequr kamera sapo është vënë në lëvizje policia, por në asnjë rast, asnjë person nuk i ka hequr, por i ka çmontuar Policia e Shtetit.

Së fundmi, operacioni i koduar “Fijet” është shtrirë në qarkun e Tiranës. Vetëm në zonën e Astirit dhe qytetin e Kamzës, deri më tani janë hequr 50 kamera sigurie, teksa aksioni vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat