“Bllokuan foltoren dhe fyen kryetaren e Kuvendit”, PS kërkon 10 ditë përjashtim për 8 deputetë të PD

Shqipëria

“Bllokuan foltoren dhe fyen kryetaren e Kuvendit”, PS kërkon 10 ditë përjashtim për 8 deputetë të PD

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 08:14
Kuvendi i Shqipërisë

PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend. 

Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në këtë kërkesë, depozituar ne Kryesine e Kuvendit thuhet se keta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat