Ish-ministri i Drejtësisë për hartën e re gjyqësore: Drafti i paraqitur është drastik

Shqipëria

Ish-ministri i Drejtësisë për hartën e re gjyqësore: Drafti i paraqitur është drastik

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka komentuar hartën e re gjyqësore duke thënë se është një draft drastik që nuk ngjan me asnjë model tjetër në Evropë.

“Drafti që është paraqitur është drastik i pangjasuar me modelet e tjera në Evropë. Një qytetar nga Saranda për të ardhur në Tiranë nuk i duhen vetëm tre orë. Sipas ekspertëve duhet pasur një orë e gjysmë për të shkuar në gjykatë. Ky element dëmtohet prandaj jemi shprehu kritikë dhe kemi interesin e publikut vetëm. Kjo e dëmton aksesin e qytetrit te gjykata dëmton dhe xhepin e qytetari dhe kostoja për të ardhur në gjykatë është më e lartë. Duke qenë në një gjykatë gjyqtarët mendojnë se rritet eficensa kjo do të ishte ekuivalente nëse trupa gjyqësore do të ishte e plotë.

Ne kemi 32 cështje në Apel po vetëm 30 gjyqtarë. Do te kemi një gjykatë Apeli që duhen 78 gjyqtarë po për këtë duhet 78 zyra. Duhet që të jesh një godinë për këtë reformë minimalisht dhe infrastrukturë gjë që nga data 1 shkurt pa i bërë asnjë studim KLGJ i kërkoi para qeverisë dhe qeveria tha skam të shkoni dhe vetë e shihni se në  një godinë e të viteve ‘80 janë 30 gjyqtarë dhe do i shikoni që dosje janë nëpër bodrume dhe do jetë e vështirë që cështjet të dalin për tu kthyer te eficensa se një qytetar nga Saranda për të shkuar në Apel i duhet rreth 6 muaj ndërsa një të Tiranës i duheshin deri dje 2 vjet se nuk kishte gjyqtarë. Problemeve në sistemi e drejtësisë që mezi krijuam gjykatës Kushtetues kemi ende probleme me gjykatë e Lartë dhe tani po zbret në Apel e cila është në Agoni prej të paktën tre vitesh duke krijuar dëm të jashtëzakonshëm.

Gjyqtarët janë të kënaqur se vijnë nga Shkodra në Tiranë po dihet parë si do jetojnë. Kjo hartë rikrijon probleme të tjera se nuk është diskutuar me zërat kritikë. Përmirësimi i buxhetit të shtetit duhet parë, tani kjo është se kostoja e transportiti të të paraburgosurve është marramendëse sipas skenarit moldav. Ne kemi sot një kosto për transportin dhe një i burgosur duhet nisur nga Sarandë herët dhe zgjat gjithë ditën. Do të ishte më e udhës që të ishin lënë tre gjykata Apeli dhe jo një", tha Halimi në Panorama TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat