"Ditë e jashtëzakonshme", Berisha "zbarkon" në selinë blu pak para nisjes së protestës

Shqipëria

"Ditë e jashtëzakonshme", Berisha "zbarkon" në selinë blu pak para nisjes së protestës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:26
Ai është pritur nga disa demokratë që kishin me vete postera dhe flamuj të PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur dy orë para protestës në selinë e PD-së. Ai është pritur nga disa demokratë që kishin me vete postera dhe flamuj të PD-së.

Për mediat, Berisha është shprehur se dita e sotme është e jashtëzakonshme. 

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues.

Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat