Rama ndan videon nga shkallët e Kryeministrisë: Dje shkarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

Shqipëria

Rama ndan videon nga shkallët e Kryeministrisë: Dje shkarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 17:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Twitter në video nga shkallët e Kryeministrisë, ku duken pasojat nga protesta e djeshme e opozitës.

Nëpër shkallë kanë mbetur njolat nga tymueset që disa protestues hodhën drejt Kryeministrisë.

Ndërsa në video dëgjohet edhe zëri i kryedemokratit Sali Berisha gjatë një fjalimi.

“Dje zhgarravinat e revolucionit. Sot dushi i regjimit. Nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama krah videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat