Parlamenti po “zien”, ja çka bën Rama në ballkonin e zyrës përballë

Shqipëria

Parlamenti po “zien”, ja çka bën Rama në ballkonin e zyrës përballë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 18:37
Edi Rama

Ndërkohë që parlamenti si brenda dhe jashtë po “zien” nga përplasjet, kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij.

Ai ka postuar një video ku shihet duke ndezur një qiri në ballkonin e zyrës së tij që ndodhet përballë Kuvendit.

Kujtojmë se sot Sot ka qenë ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë e Sirinë.

Ky vendim erdhi si pasojë e tërmeteve të fuqishme që u regjistruan në Turqi dhe Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 34 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara.

Por pavarësisht kësaj Kuvendi po zien mes debatesh nga deputetët e opozitës dhe maxhorancës.

Nga ana tjetër teksa zhvillohet seanca plenare jashtë parlamentit vijon protesta e organizuar nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat