Kadilli: Përsa kohë nuk rrëzon Ramën, PD ka dështuar! Ka vdekur nervi i protestës…!

Shqipëria

Kadilli: Përsa kohë nuk rrëzon Ramën, PD ka dështuar! Ka vdekur nervi i protestës…!

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:29
Fatbardh Kadilli

I ftuar në edicionin informativ të Dritare Tv, ishte Fatbardh Kadilli, i cili foli në lidhje me opozitën dhe protestat e organizuara prej saj. Ai tha se duan të kenë një opozitë me ide të reja, por këto lloj protestash nuk prodhojnë opozitë.

“Është e qartë se një opozitë që thërret një protestë për të rrëzuar qeverinë dhe nuk ia del, nuk e ka realizuar qëllimin e saj. Prandaj unë nuk besoj te këto protesta, këto protesta nuk përfaqëson qytetarët, këto më tepër janë personat e strukturave të PD nëpër qytete.

Ka vdekur nervi i protestës së PD dhe shoqëria nuk i bashkohet, pasi përveç se të denoncoj, opozita duhet të japi zgjidhje dhe alternativë. Opozita duhet të japi propozimin e ri politik. Unë për këtë shqetësohem, jo se sa persona erdhën dhe sa jo.

Unë kam mbështetur çdo protestë edhe kur nuk kam qenë dakord për objektivin politik të protestës dhe kur nuk ka qenë e ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat