“E përshkoi tejpërtej”, djali rrëfen 2 historitë e dhimbshme: Një plumb më plagosi nënën dhe i mori jetën tim ati

Shqipëria

“E përshkoi tejpërtej”, djali rrëfen 2 historitë e dhimbshme: Një plumb më plagosi nënën dhe i mori jetën tim ati

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Gëzimi dhe Vera

Një histori aspak e pakëndshme është shpalosur ditën e sotme në emisionin “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, Gëzimi ka rrëfyer momentin që një plumb në dasmë i plagosi nënën dhe i mori jetën të atit të tij.

Ai ishte në emision sëbashku me të motrën e tij, Verën, për të sqaruar një amanet të nënës së tyre lidhur me një shtëpi dhe ndarjen e saj mes 5 fëmijëve. Përpara se të arrijë në sqarimin e situatës, Gëzimi i kthehet zanafillës së problemit mes tyre për ta qartësuar, ku thotë se ai ka qenë njeriu që përkujdesej për nënën pas një incidenti tragjik në një dasmë në vitin 1991 që shkaktoi plagosjen e saj dhe humbjen e babait të tyre.

Gëzimi hedh akuza të rënda ndaj motrave të tij, për të cilat thotë se kanë lindur fëmijë të paligjshëm me burra të martuar, kanë kryer aborte dhe kanë patur marrëdhënie jashtëmartesore.

Pjesë nga biseda në studio:

Gëzim: Në vitin ’91 me ardhjen e demokracisë u gëzuam të gjithë. Nëna  e babai të vjetër shkuan në një dasmë. Në atë kohë nuk kishte as autobusë, as benzinë asgjë. I thashë shiko, koha është e tillë që s’po ka, si do shkoni në këmbë? Në këmbë kanë shkuar. Shkuan atje në dasmë, ngrihet një kapter Garde, me pistoletë në dorë. Në vend të kërcejë dhe të hedhë plumbin në ajër, shkon e drejton te dasmorët. Shkoi plumbi…

Vera: Ky plumb të ka mashtruar gjithë jetën ty!

Gëzim: Prandaj kam ardhur me të zeza sepse unë mbaj zinë e nënës nga 24 vjet

Vera: Respekti që kam pasur unë për ty dhe  për motrat sigurisht sse kemi motra të mira…

Gëzim: Këmisha e zezë!

Vera: Po ti që të më biesh këtu…

Gëzim: Këmisha e zezë, unë mbaj zinë  e nënës nga 24 vjet, e kupton. 24 vjet nuk e heq dhe nuk do ta heq pa mbaruar pjesa e dytë që është më e rëndësishmja, amanetin e nënës sime.

Vera: Po pra,ke të drejtë.

Gëzim: Ti di gjë që me amanet ma ka lënë mua tapinë? Ju e vodhët tapinë.

Vera: Unë s’kam vjedhur gjë, kam qenë në itali.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi te ajo dasma Gëzim?

Gëzim: Kulmi i kulmit është tani, ai kapteri i Gardës duke qëlluar i dehur në vend që të qëllonte lart, qëllon këtu, plumbi shkon te babai tejpërtej, del nga babai dhe shkon te nëna. Atje fuqia e plumbit humbet,  nëna plagoset, plumbi mbetet në krah. Babai vdiq, nëna e plagosur, e gjithë barra më binte mua, aty s’kishte njeri, vetëm unë isha.

Gëzim: Këto motrat e mia e kanë zanafillën qysh kohë më përpara që janë të këqija sepse kjo motra e madhe qëkur ka qenë 15 vjeçe, u caktua në Rinas atje, bëri dashuri me një mësues tjetër se ishte arsimtare gjoja, ngeli me barrë dhe e dështoi. Kur vjen fundi, nuk e di si e mbanin arsimtare atë.

Ardit Gjebrea: Po pse, çfarë të keqe ka të dashurosh?

Gëzim: Të dashurosh, të mbash… ai ishte burrë i martuar! Edhe sot e kësaj dite unë e mbaj mend emrin se isha 10 vjeç…

Ardit Gjebrea: Mos e thuaj, mos e thuaj.

Gëzim: Jo, jo do ta them.

Ardit Gjebrea: Jo, jo.

Gëzim: Në atë kohë e kishin të vështirë dhe opinioni ishte shumë goditës, “e dështoi k*pilin, iku!” Kurse kjo motra e dytë shkoi 38 vjeçe dhe nuk bënte fëmijë dhe i tha motrës së madhe: Ky plakushi im nuk bën fëmijë, mua po më ikën mosha. I tha kjo e madhja se kishte eksperiencë kjo, “po ti dashnorin e ke në Durrës, shko bëj dashuri me atë, ngel me barrë dhe e zgjidh muhabetin”.

Vera: Ç’janë këto muhabete që bën ti?

Gëzim: Zoti është i madh, e mbajti fëmijën deri në 8 muaj e gjysmë  dhe vdiq fëmija. Doli, se fëmija i vdekur dilka më zor se ai i gjalli dhe këto janë motrat e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat