EMRAT/ Ndërtuan pallatin në mënyrë të paligjshme, arrestohen 3 persona në Vlorë, në kërkim pronari i firmës

Shqipëria

EMRAT/ Ndërtuan pallatin në mënyrë të paligjshme, arrestohen 3 persona në Vlorë, në kërkim pronari i firmës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:36
Policia

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës së ndërtimit, që po kryente punimet në një objekt 4-katësh.

Punimet po kryheshin në kundërshtim me ligjin, pasi organet kompetent kishin pezulluar punimet.

Të arrestuarit janë:

Ledio Fisheku, 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;

Përparim Mehmetaj, 46 vjeç dhe Brahim Tozaj., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

Ndërsa pronari i firmës është shtetasi me iniciale, Artur Haxhi, 38-vjeç, banues në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat