“Kanabisi u mboll sikur të ishte misër” – Dashamir Shehi rendit “bëmat” e Edi Ramës

Shqipëria

“Kanabisi u mboll sikur të ishte misër” – Dashamir Shehi rendit “bëmat” e Edi Ramës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:51
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në emisionin “Log.” në Panorama TV renditi “bëmat” e Edi Ramës në këto vite qeverisje. Shehi e nisi me kanabizimin e vendit, duke thënë se u la të mbillet sikur të ishte misër.

Teksa iu referua ish-ministrit Saimir Tahiri, Shehi tha se vetëm në një vend të Afrikës policët mund të dalin me kapele në duar për të mbështetur ministrin e tyre.

“Çfarë ka bërë Edi Rama, që e ka filluar me kanabizimin e vendit, me shkatërrimin e policisë, se e mbolli sikur të ishtë misër. Edhe kur iku ministri i Brendshëm doli policia me kapelë ‘faleminderit zoti ministër’. Vetëm në një vend të Afrikës mund të dalin policët për ministrin. Policia është e shtetit shqiptar.

Në 2017 bën ato marrëveshjet, disa thonë të hapur disa të fshehtë. Unë nuk e kam kuptuar.

Pastaj erdhëm te mandati i dytë që përfundoi me inceneratorët.

Më parë u krijuan Këtu u sajua një perzonash i ri që ishte harruar në politiken shqiptare, patronazhistët, si ata spiunet e vegjël në kohën e komunizmit. Tani kanë dalë këta aktivistët. Ne duhet të merremi me këtë lloj çështje”, tha Shehi.

Ai renditi edhe gabimet e opozitës: “Pasi numërova këto të Ramës duhet të shohim edhe cik nga vetja. Pse ikën nga reforma territoriale.  Pse ikëm nga parlamenti, pse ikëm nga zgjedhjet, pse ikëm nga ndihma që na dha Evropa në 2017?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat