Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona në Portin e Durrësit

Shqipëria

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona në Portin e Durrësit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona në Portin e Durrësit.

Port Durrës/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin e kalimit të kufirit të mënyrë të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga një 36-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Policia ka vënë në pranga edhe një shtetas tjetër, pasi ka pajisur 36-vjeçarin, me dokumentet e falsifikuara.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vunë në pranga shtetasi R. B., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Shtetasi L. M. është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke tentuar të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, të cilat dyshohet se ia ka dhënë shtetasi R. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat