Ky është identiteti grek që mbante Arben Spahiu, në burg për atentatin e dështuar ndaj ‘Otit’

Shqipëria

Ky është identiteti grek që mbante Arben Spahiu, në burg për atentatin e dështuar ndaj ‘Otit’

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 17:36
Arben Spahiu

Fotoja që po shikoni tregon dhe identitetin grek që përdorte Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt që është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte përgatitur një atentat dhe në bashkëpunim me Arsen Preçin, do të vriste Elton Kilën.

Kjo kartë e kombësisë Greke mban foton e Spahiut, por një tjetër emër, Kostandinos Lolos. Ishte pikërisht ky mjet që u hodh në koshin e plehrave nga Spahiu, i cili u largua sapo pa policinë që çoi në zbardhjen e ngjarjes.

Spahiu e Preçi kishin marrë një makinë të vjedhur në Shkodër, e kishin mbushur me kallashnikovë dhe ishin në pritje të Kilës. Por, ndërhyrja e policisë, u prishi planet.

Në largim e sipër, Spahiu hodhi çantën në kosh, por brenda saj kishte dokumentet e identifikimit, kapuçë dhe një armë zjarri.

Kjo gjë solli dhe arrestimin e tij bashkë me Preçin. Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese dhe kanë dëshmuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat