Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: 17 shkurti të shpallet Festë Zyrtare

Shqipëria

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: 17 shkurti të shpallet Festë Zyrtare

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

17 shkurti, dita e Pavarësisë së Kosovës, të shpallet Festë Zyrtare e Shqipërisë. Është kjo kërkesa që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar Kuvendit.

KASH vlerëson se 17 shkurti është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kombëtare dhe për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe vendeve të tjera aleate dhe mike.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të  ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike”, thuhet në kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat