“Paga dinjitoze për pedagogët”, Erisa Xhixho kërkon seancë pyetje –përgjigje me ministren e Arsimit

Shqipëria

“Paga dinjitoze për pedagogët”, Erisa Xhixho kërkon seancë pyetje –përgjigje me ministren e Arsimit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 18:50
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka deklaruar se organizimi i një seancë pyetje – përgjigje me ministren e Arsimit për kërkesat e drejta të pedagogëve dhe studentëve, është urgjente të mbahet.

Në një postim në Facebook, Xhixho shtoi se ndërkohë që qeveria nuk kursen para për inceneraorët, universitetet në vend përballen me probleme të skajshme.

Ajo kërkoi paga dinjitoze për pedagogët dhe kushte për një arsimim cilësor.

Postimi i plotë:

Urgjente mbajtja e seancës pyetje – përgjigje që kam kërkuar për herë të dytë me ministren e Arsimit për kërkesat e drejta të pedagogëve dhe studentëve!

Në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të pedagogëve, të cilët ngrenë zërin për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend. 📚

Ndërsa qeveria nuk i kursen paratë për inceneratorët, universitetet e vendit përballen me vështirësi të skajshme.

1️⃣Financimi në nivel shumë të ulët i arsimit të lartë nga ana e Qeverisë më poshtë se 0.7% e PBB.

2️⃣Financim tepër i ulët i kërkimit shkencor 0.03 % PBB.

3️⃣Pagat 50% më të ulëta se Kosova;

4️⃣Gjendje e mjerueshme e laboratorëve dhe bibliotekave në kampuset studentore.

5️⃣Largimi i mbi 12 mijë studentëve jashtë vendit ka shkaktuar mbylljen e degëve të tëra dhe rrezikon edhe mbylljen e vetë universiteteve në rrethe.

Vetëm duke garantuar paga dinjitoze për pedagogët dhe kushte për arsimim cilësor mund të ndalim ikjen e intelektualëve dhe të rinjve nga vendi.

Është koha e llogaridhënies!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat